Dritan Abazoviç është gati të shkojë me bllokun opozitar për të formuar qeverinë e re në Malin e Zi duke rrëzuar për herë të parë pas 30 vitesh partinë e Presidentit Milo Gjukanoviç. Abazoviç, një shqiptar i Ulqinit që drejton lëvizjen URA me të cilën mori katër mandate thotë se partitë e tjera opozitare kanë pranuar që qeveria e re të përbëhet nga ekspertë dhe jo emra politikanësh.

Pavarësisht se partitë opozitare në Malin e Zi disa prej të cilave cilësohen si pro serbe dhe pro ruse kanë marrë 41 mandate kundrejt 40 mandateve të partisë së Gjukanoviç dhe aleatëve të tij, rruga drejt BE për Malin e Zi nuk ka një kthim pas thotë Abazoviç.

Abazoviç nuk ka interes parësor postin e Kryeministrit në qeverinë e re por nëse kjo mundësi i ofrohet është i gatshëm ta marrë përsipër këtë sfidë.

Në 30 vite shqiptarët në Malin e Zi kanë qenë të shtypur dhe nuk i kanë fituar asnjëherë siç duhet të drejtat e tyre dhe për këtë fajëson Partinë e Gjukanoviç por edhe vetë ata deputet shqiptarë që në këto 30 viteve kanë pranuar të jenë pjesë e këtij pushteti. Në qeverinë e re të drejtat e qytetarëve, mes të cilëve edhe atyre shqiptar do të jenë të barabarta thotë Abazoviç.

Abazoviç mendon se destabiliteti në Malin e Zi është një dëshirë vetëm e partisë që humbi pushtetin pas 30 vitesh.

Kërcënimet kanë qenë të vazhdueshme për liderin e lëvizjes URA por nuk tërhiqet nga qëndrimet e tij dhe koalicioni me partitë opozitarE.

Dritan Abazoviç është një politikan i ri në Malin e Zi që në një kohë të shpejtë brenda pak viteve fitoi popullaritet duke arritur që të marrë në zgjedhjet e 30 gushtit të marrë katër deputet duke qenë vendimtar për formimin e qeverisë së re.

Artikulli paraprakMETA DEKRETON 25 PRILLIN, DATËN E MBAJTJES SË ZGJEDHJEVE TË ARDHSHME PARLAMENTARE
Artikulli tjetërBËRDICË, RRJETI I AMORTIZUAR RREZIKON BANORËT