Për herë të parë pas 30 vite Partia e Presidentit Milo Gjukanoviç në Malin e Zi ka humbur shumicën në zgjedhjet parlamentare. DSP e Gjukanoviç mori vetëm 30 mandate nga 36 që kishte më përpara.

Një rritje historike ka bërë partia kryesore pro opozitare e cila sipas rezultateve paraprake ka siguruar 27 mandate, më shumë se asnjëherë më parë. Shqiptarët në Malin e Zi do të përfaqeësohen me dy deputetë, një nga lista shqiptare e kryesor nga Nikë Gjeloshaj dhe një nga koalicioni shqiptar i udhëhequr nga Fatmir Gjeka.

Tashmë presidenti Gjukanoviç rrezikon më shumë kurrë që të bie nga pushyeti pas 30 viteve pas këtij rezultati paraprak që është konfimruar edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi dhe organizata e besuar Cemi. Vendimtar në formimin e qeverisë së re do të jetë një shqiptarz partia Ura e Dritan Abazoviç i cili gjithashtu ka marrë një rezultat pozitiv me katër mandate.

Deputetët e Abazoviç ende nuk është e qartë nëse do të pranojnë një koalicion me partinë opozitare që bashkë me këto katër mandate mund të shkojnë në 41, numrin minimal për formimin e qeverisë së re apo do të pranojnë një koalicion me partinë e Gjukanoviç çka do ishte një shpëtim për Presidentin duke e mbajtur sërish në pushtet.

Në këto zgjedhje parlamentare pjesëmarrja në zgjedhje ishte rekord me 76% kjo e ndikuar nga protestat përgjatë një viti në Malin e Zi nga partia pro opozitare e mbështetur nga Kisha ortodokse serbe në Malin e Zi pas kundershtive për ligjin e fesë atje i cili nuk ka hyrë në fuqi ende por që parashikon konfiskimin e pronave në rast se nuk vërtetohet origjina historike e tyre.

Partia pro opozitare ka shpallur fitoren që mbrëmë duke thënë se mafia ra dhe duke iu referuar pushteti 30 vjeçar të Gjukanoviç. Gjithsesi është ende e paqartë nëse do të ketë apo jo ndërrim pushteti sepse kjo është në duart e Dritan Abazoviç dhe katër mandateve vendimtare që ka siguruar në këto zgjedhje.

Artikulli paraprakM.MADHE, OFL I DËRGON FORMULARËT TRE SHTETASVE
Artikulli tjetërTUZ, GJELOSHAJ: SHQIPTARËT TREGUAN SE JANË FAKTOR