Kjo është torta e shqiptarëve të Tuzit pas zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi të cilët treguan se në Tuz tashmë janë të pathyeshëm sa i përket numrit të votave.

Edhe pse lista shqiptare nuk arriti të marrë dy mandate e vetme pasi mandatin tjetër e mori koalicioni shqiptar, për shqiptarët e Tuzit ky rezultat cilësohet si një sukses edhe pse pritshmëritë ishin më të mëdha. Nikë Gjeloshaj falenderoi gjithë shqiptarët që sërish mbështetën me votën e tyre.

Si kryetar i komunës së Tuzit Gjeloshaj tha se faktorizimi i shqiptareve atje bën që të vijojnë investimet dhe zhvillimi i shqiptarëve të Tuzit në Malin e Zi.

Një vit më parë shqiptarët morën një rezultat historik në komunën e Tuzit që për herë të parë pas riformatimit dhe shkëputjes nga Podgorica drejtohet nga një shqiptar ndërkohë që kjo mbështetje e shqiptarëve ishte e njëjtë edhe në këto zgjedhje parlamentare në Malin e Zi.

Artikulli paraprakMALI ZI, HISTORIKE, GJUKANOVIÇ HUMB SHUMICËN
Artikulli tjetërSHKODËR,SEZONI VEROR SJELL FLUKS VIZITASH NË URGJENCË