Për ekipin e Vllaznisë numri nëntë është një numër i rëndësishëm që e ka shoqëruar gjatë gjithë historisë së saj.

Një numër i cili ka personifikuar golin dhe futbollin sulmues tek Vllaznia. Numër i cili është mbartur në shpatulla nga legjendat më të mëdha të futbollit shkodran por edhe të kombëtares së Shqipërisë si Boriçi,Bizi,Fakja,Luçi apo edhe i fundit por jo më pak i rëndësishmi Vioresin Sinani.

Emra të pakrahasueshëm ndër vite kanë mbajtur këtë numër legjendar por që me ikjen e Sinanit duket se numri nëntë është shndërruar në një barrë të rëndë për ata që e mbajnë dhe duket si një “mallkim” për sulmuesit pasi asnjë pasardhës i “ujkut” nuk ka mundur që ti afrohet atij në nivel loje apo shënimi të golave.

Pas tërheqjes se Sinanit në vitin 2012 numrin nëntë e kane trashëguar me rradhë Gjini,Dibra,Sosa apo edhe Bernovic . Asnjë prej tyre nuk u ngrit ndonjëherë në nivelin e një golashënuesi për Vllazninë duke qenë Sosa ai në vitin 2015 që shënoi 7 gola dhe duke mbajtur një “rekord” për shënimin e golave atë vit.

Që prej ikjes së Sinanit Vllaznia nuk po gjen qetësi për gjetjen e një goleadori që shënon mbi 15-20 gola në sezon. I fundit që e arriti shifrën e 13 golave me ekipin e Vllaznisë në kampionat ishte Bushiç në sezonin 2013-2014 por duke i shpëtuar përgjegjesisë për të mbajtur numrin nëntë pasi në atë periudhë Bushiç mbante numrin 19. Këto sezone golat e Vllaznisë kanë qenë me pikatore dhe ka munguar figura e një bomberi që mban në shpatulla ekipin me golat e tij.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, 30 DITË PUSHIME, ENDE PA NJË DATË
Artikulli tjetërTREGU I HEROINËS NË ZVICËR DOMINOHET NGA SHQIPTARËT