Sot mbushet plot një muaj që Vllaznia nuk është parë të zbresë në fushën e lojës.

Ekipi i shpërndarë që në ndeshjen e fundit e kampionatit të kaluar që përkon me datën 27 maj nuk është grumbulluar dhe është lënë totalisht i lirë. Vllaznia ndodhet me pushime prej 30 ditësh dhe ende nuk dihet kur do jetë fundi i tyre. Trajneri dhe ekipi ende nuk kanë marrë një datë të saktë për fillimin e përgatitjeve ku u duk se këtë fillim jave do fillonte stërvitja një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Shumë futbollistë ende janë me pushime dhe nuk e dinë çfarë do bëhet me ekipin në të ardhmen. Vllaznia ashtu si në sezonet parardhëse edhe këtë sezon fillon me shumë vonesë përgatitjet duke qenë pas në përgatitje me të gjitha ekipet e tjera të Superiores . Me mbarimin e zgjedhjeve duket se edhe drejtuesit do hedhin sytë më tepër nga ekipi i Vllaznisë për të ngritur bazat për ndërtimin e një Vllaznie sa më te fortë për sezonin tjetër

. Gjithashtu një sy i fortë duhet hedhur edhe nga merkato ku aktualisht në klubin Vllaznia rezultojnë vetëm 16 lojtarë më kontrata dhe duket se edhe merkato duhet të ketë një vëmendje speciale nga drejtuesit.

Artikulli paraprakTEPE, “SHUMË PLUHUR POR OPTIMISTË”
Artikulli tjetër“MALLKIMI” I NUMRIT “9-TË” TEK VLLAZNIA