MINOLTA DIGITAL CAMERA

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, akuzon mazhorancën se po bën lojë të pisët me amnistinë e paralajmëruar për fundvit.

Një një postim në fb, Manjani shprehet se Qeveria ka përgatitur një amnisti për disa të dënuar, por e vetme nuk i ka 84 vota në Kuvend për ta kaluar.

“Në këto kushte amnistia e propozuar nuk motivohet nga humanizmi, por thjesht nga loja politike” thotë Manjani.

Sipas ish-ministrit, Qeveria kërkon të joshë opozitën të braktisë bojkotin parlamentar, të fshijë nga axhenda politike e saj kërkesat për dekriminalizim të politikës, garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe drejtësinë e çliruar nga qeveria.

“Në rastin më të mirë për qeverinë, një përçarje e mundshme e opozitës do ishte rezultati më i preferuar. Pra një pjesë e deputetëve të paraqiten për të votuar amnistinë, në emër të humanizmit, është qëllimi i preferuar i qeverisë” shprehet Manjani.

Por a do të përçahet opozita?
“Të shohim. Por shenjat nuk më duken të mira…Për një gjë jam i bindur: kush i jep oksigjen politik këtij modeli që sundon sot është anti-humanist”përfundon Manjani.

Artikulli paraprakFRIKA NGA VETTINGU, DORËHIQET ISH-KREU I GJYKATËS SË APELIT
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 100 KG KANABIS ME DESTINACION GREQINË, TRE TË ARRESTUAR