Diego Maradona ka konfirmuar dëshirën e tij të madhe për ta drejtuar sërish Argjentinën.

Diego Maradona me padurim pret një mundësi për t’u rikthyer në postin e trajnerit, derisa ka pranuar se synon që ta drejtojë sërish Argjentinën. Madje, ai ka thënë se do ta pranonte postin edhe pa u paguar fare. “Diego Simeone nuk ishte i interesuar për postin për shkak të arsyeve financiare. Paratë nuk janë problem për mua”, deklaroi Maradona për “Fox Sports”. “Do ta drejtoja ekipin Kombëtar pa u paguar fare. Shumë njerëz mendojnë se jam trajner i shtrenjtë. Por, çka mendoni për Mourinhon? Dhe, Ancelottin ose Simeonen? Nuk e di se i shtrenjtë jam unë në krahasim me këta trajnerë. Ka filluar të më mungoj shumë puna e trajnerit. Më mungon puna me futbollistë dhe betejat me gazetarët”, theksoi ai. Maradona ishte selektor i Argjentinës mes 2008 dhe 2010, duke u larguar nga posti pas humbjes nga Gjermania në çerekfinalen e Botërorit 2010.

Artikulli paraprakRAMA: REFORMA O VOTOHET, O VOTOHET !
Artikulli tjetërVLLAZNIA, KRUJA MBYLL LOGARITË ME ARABËT, FIRMOS NË SHKODËR