ESHTË DIKTATOR,DUHET TE JETË LARG FIFA-S. Eshtë sërish Diego Armando Maradona qe përsëri ka sulmuar Sepp Blatter. Në sulmin e fundit, legjenda e Argjentinës e quan diktator 79-vjeçarin zviceran, ndërsa kandidaturën e tij për president të FIFA-s e konsideron një absurditet. Maradona e ka kthyer në luftë personale inatin që ka me Blatter, i cili rikandidon për një mandat të pestë e të paprecedent në një garë dyshe ku përballë ka Princin Ali të Jordanisë.

Edhe pse është kritikuar shumë për qeverisjen e tij, zvicerani është sërish favorit, ndërkohë që Maradona tmerrohet nga ideja se FIFA mund të drejtohet nga Blatter edhe për 4 vite të tjera.“Nën udhëheqjen e Sepp Blatter, FIFA është kthyer në një turp për të gjithë ata që e duan futbollin. Në një kohë kur është e vështirë të gjesh dikë që e mbështet hapur, shumica mendojnë se ai do të fitojë sërish. Nocioni i një mandati të pestë në vitin 2015 është absurditet. Pyetja ime për Blatter është: Cfare ke bërë në këto 4 mandate? Unë them se kemi një diktator të përjetshëm, të cilit i mungon frymëzimi dhe pasioni që duhet të ketë futbolli”.Në garë për presidencën e FIFA-s ishin edhe Luis Figo dhe Michael van Praag, por të dy u tërhoqën si për të forcuar pozitat e Princit Ali përballë Blatter. Zgjedhjet do të zhvillohen këtë premte në kongresin e FIFA-s në Zyrih, ku fituesi duhet të sigurojë shumicën e votave nga 209 federatat anëtare.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE HYRJE TE QYTETIT TEK URA E RE E BUNES
Artikulli tjetërTENSIONI KUFITAR, TSIPRAS NUK DO TË VIJË NË TIRANË