Kur sot shënon 9 vite nga vrasja e 4 protestuesve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ashtu si për çdo përvjetor, familjarë, të afërm të viktimave kanë bërë homazhe në vendin ku ata ndërruan jetën. Teksa marshonin në heshtje, familjarët vendosën kurora me lule pikërisht në vendin ku u qëlluan Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika, ndërkohë që në ceremoni morën pjesë edhe pjesëtarë të kabinetit qeveritar “Rama”.

Ndonëse kryeministri Edi Rama mungoi në ceremoni, pasi ndodhet për një vizitë zyrtare në Ukrainë, në homazhe morën pjesë zëvendëskryeministri Erion Braçe, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, si dhe deputetë socialistë.

Kujtojmë se 4 viktimat morën statusin e “Dëshmorit të Atdheut”. Menjëherë pas vrasjeve, socialistët e vlerësuan ngjarjen si krim shtetëror, ku akuzuan kryeministrin e kohës Sali Berisha si përgjegjësin kryesor. Ndërkohë që Gjykata e Tiranës, dënoi ish-komandantin e Gardës Andrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo për ngjarjen.

Artikulli paraprakSTAR TREND – SOKOL LUCA
Artikulli tjetërINSTAT: MË PAK AKSIDENTE, POR MË SHUMË VIKTIMA