Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar brutalisht shoferin e linjës Durrës- Manëz duke e goditur me thikë dhe me levë.

Ngjarja është regjistruar pasditen e djeshme. Shoferi i dhunuar Klodjan Vata ndodhet në kirurgjinë e spitalit në Durrës për trajtim mjekësor.

‘Më goditën me thika, me leva’, ka thënë Vata. Ndërkohë që ai ka deklaruar se ka arritur të memorizojë vetëm targën e makinës me të cilën autorët janë larguar.

Burimet policore deklaruan se kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Artikulli paraprakDHUNOI GRUAN NË SY TË FËMIJËVE, ARRESTOHET 31 VJEÇARI
Artikulli tjetërKANOS ME ARMË KUSHËRIRIN, PRANGOSET 43-VJEÇARI