Një 43-vjeçar nga Roskoveci është arrestuar pasi kanosi me armë zjarri kushëririn e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Në pranga u vu Ardit (Eduart) Ruko, 43 vjeç, pasi në fshatin Strum, për motive të dobëta, dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin G.R, 41 vjeç, banues në Strum”.

U sekuesstruan në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMASAKROHET SHOFERI I LINJËS DURRËS-MANËZ
Artikulli tjetërMBYTET NË REZERVUAR IRANIANI, VAZHDOJNË KËRKIMET PËR TRUPIN