Shfrytëzonin tokat bujqësore për të përfituar fonde europiane.

Një mashtrim që nga viti 2013 kishte lejuar dy klane mafioze nga Messina të fusnin në xhepa më shumë se 10 milion euro kontribute për bujqësinë, falë edhe bashkëpunimit të zyrtarëve të ndryshëm rajonal.

Një aktivitet i paligjshëm i ndaluar nga një mega operacion me 94 persona që përfunduan në pranga.

Midis të arrestuarve, përveç sipërmarrësve të ndryshëm është edhe kryetari i Komunës së Tortorici, Emanuele Galati Sardo.

Hetimi jo vetëm që dobëson dy bandat e forta, siç tha prokurori Messina por edhe shkatërron një sistem kriminal, ai i mashtrimit të komunitetit, kombëtar dhe rajonal.
Urdhri i paraburgimit u dha nga gjykatësi hetues i Messinës.

Mbi 600 personel ushtarak u përfshinë në Operacionin ‘Nebrodi’, të quajtur me emrin e vargmalit malor të Sicilisë ku u prekën klanet, të cilat gjithashtu çuan në kapjen e 150 bizneseve.

Artikulli paraprakLËKUNDJE TËRMETI NË KOSOVË
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI I FABRIKËS VRET QYTETARIN 3 KM LARG SAJ