Arrestohet 56 vjeçari Lulëzim Nafizi banues në Korçë, ishte dënuar me 6 vite burg për mashtrim

 

Nafizi mashtronte njerëzit duke u premtuar viza pune për në Greqi në këmbim të parave. Për 56 vjeçarin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë në vitin 2010 kishte dhënë dënimin prej 6 vitesh burg. Në kuadër të operacioneve për arrestimin e personave në kërkim të organizuar nga specialistët e Seksionit për Krimet ka rënë në pranga edhe Lulëzim Nafizi.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 73/764 datë 13.01.2010, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Shtetasi i mësipërm, rezulton se i`u kishte premtuar disa shtetasve të tjerë, pajisjen me viza pune për në shtetin Grek, në shkëmbim të një sasie lekësh, duke i mashtruar këta të fundit

Artikulli paraprakPËRMBYTJET, KOSOVA SJELL 15 KAMIONE ME USHQIM PËR KAFSHËT
Artikulli tjetërRREZIK PËR SHTETIN ITALIAN, DËBOHEN DY SHQIPTARË