Kosova vazhdon të ndihmojë Shqipërinë për të përballuar gjendjen e rënë me të cilat po ballafaqohen popullata dhe blektoria.

Sot nga dogana e Morinës udhëtuan 15 kamion nga Prizreni, Gjilani, Peja e Malisheva, me ushqim për njerëzit dhe kafshët. Nevojat për ushqim për njerëzit dhe kafshët janë të mëdha. Pas largimit te ujit, eshte kjo situata me alarmante. Nga Kosova u nis karvani i ndihmave. Kamionet e Gjilanit ishin të parët drejt Shqipërisë me me ushqim të bagëtive . Ndërsa bizneset dhe shoqatat afariste të Prizrenit grumbulluan 500 pako ushqimore.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi falenderon solidaritetin në vepër të institucioneve dhe popullatës së Kosovës. Ditë më parë në drejtim të territorit të Shqipërisë udhëtuan edhe ekipet profesioniste të emergjencave të cilët morën pjesë ne aksionet për shpëtimin e njerëzve.

Artikulli paraprakFAMILJARËT E ELEKTIÇISTIT QË HUMBI JETËN:KËRKOJMË NDIHMËN E SHTETIT
Artikulli tjetërMASHTRONTE ME VIZAT E PUNËS PRANGA 56 VJEÇARIT