Në meshën e shenjtë për të dielën e larit arqipeshkëvi i Shkodrës ka dhënë disa mesazhe të forta për jetët e humbura nga aksidentet e shpeshta që po ndodhin apo edhe ata që mbesin të plagosur rëndë.

Arqipeshkëvi Massafra tha se duhet të zgjohemi dhe ata që shkaktojnë aksidente të dënohen më shumë…

Arqipeshkëvi tha se vetë njerëzit janë fajtorët sepse ata përbëjnë shtetitn ndërsa bëri thirrje që gjithsecili të bëjë kujdes për të mos marrë jetë të pafajshme si pasojë e aksidenteve të shpeshta që po ndodhin.

Në dy muajt e fundit vetëm në Shkodër kanë ndodhur një numër i lartë aksidentesh me 8 viktima dhe disa të plagosur rëndë, gjë e cila është kthyer në një shqetësim duke bërë që edhe arqipeshkëvi të japë mesazhin e tij në meshën e shenjtë për ditën e larit.

Artikulli paraprakDREJTORI I HIPOTEKËS: BASHKIA SHKODËR SJELL AMTP ME GABIME
Artikulli tjetërPASTROHEN MBETURINAT NË “QAFË-HARDHI”