Kjo ishte pamja e kësaj zone në të cilën prej vitesh janë depozituar mbeturina nga banorët e lagjes por edhe më gjerë duke I dhënë pamjen e një landfilli shumë pranë qytetit.

Ka mjaftuar apeli I banorëve në Star Plus që insitucionet përgjegjëse të pastronin jo vetëm kontenierët por edhe gjithë trotuarin përreth, I cili jo pak here është bërë pengesë për qarkullimin e qytetarëve.

Kjo nuk është hera e pare që insitucionet përgjegjëse angazhohen për pastrimin e mbeturinave në zona të caktuara të qytetit, pasi lajmi është bërë public në media.

Me pastrimin e zones së njohur si Qafë-Hardhi nga mbeturinat urbane, ulet mundësia për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, duke marrë parasysh edhe faktin se ditët me temperature të larta janë afër dhe qarkullimi I njerëzve në këtë zone është më I madh.

Artikulli paraprakMASSAFRA: MË SHUMË NDËSHKIM KUSH SHKAKTON AKSIDENT
Artikulli tjetërSHKODËR, BANORËT-MINISTRIT: TË HAPET RRUGA E THETHIT