Duke filluar nga dita e sotme nis plotësimi i formularëve A1 dhe A1Z për të gjithë maturantët.

Aplikimi bëhet në portalin qeveritar e-albania. Aplikimet do të zgjasin 15 ditë, deri në 30 mars 2016. Aplikimi për provimet e Maturës Shtetërore me formularët A1/A1Z fillon në Portalin Qeveritar e-albania dhe përfundon në portalin e Maturës Shtetërore online. Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Formulari A1Z plotësohet online vetëm nga kandidati, i cili është individi që ka mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe ka detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore. Formulari A1Z plotësohet në shkollën ku ka kryer arsimin e mesëm të lartë. Më poshtë njoftimi i publikuar në portalin e-albania. Aplikimi në Portalin Qeveritar e-albania do të kryhet në periudhën 15-30 mars 2016. Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2016 do të kryhet në periudhën 25 mars-10 prill 2016, sipas kalendarit të publikuar nga AKP. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2015-2016. Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”. Formulari A1Z plotësohet online vetëm nga kandidati, i cili është individi që ka mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe ka detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore. Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Ata duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme: 1. Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve të Maturës. 2. Kopje të noterizuar e Dëftesës së Pjekurisë/Vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentit të lëshuar nga arkivi i shtetit dhe legalizuar nga titullari i DAR/ZA-së. Në bazë të dokumenteve të paraqitura, KMSH-ja përcakton notën mesatare të viteve të shkollimit, si edhe notat e provimeve të detyruara D1 e D2, të cilat ia përcjell zyrtarisht shkollës ku kandidatët do të regjistrohen për në Maturën Shtetërore. 3. Vërtetimin e notave të provimeve të Maturës Shtetërore lëshuar zyrtarisht nga DAR/ZA-ja. Ky vërtetim i bashkëngjitet formularit të aplikimit A1Z dhe ruhet në shkollë. Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Artikulli paraprakSHENJTERIMI I NENE TEREZES, SOT PAPA FRANCESKU FIRMOS DEKRETIN
Artikulli tjetërKONKURSI PER AKADEMINE E POLICISE, RAMA: TRANSFORMUAM POLICINE E SHTETIT