Këtë të enjte është zhvilluar edhe provimi I fundit I maturës shtetërore, ai I lëndës me zgjedhje. 1828 maturantë iu nënshtruan provimit të lëndët Fizike, Kimi, Biologji, Histori por jo vetëm. Blediana Osja, drejtore e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër bën të ditur se edhe ky provim është zhviluar në kushte normale, si provimet e kaluara.

Ndërkohë, drejtorja Osja bën të ditur se pavarësisht vështirësive të krijuara këtë vit shkollor, vullneti i maturantëve nga Shkodra për të mësuar dhe arritur vlerësime të larta në provime është për t’u vlerësuar.

Ndryshe nga vitet e kaluara, provimet e maturës shtetërore u zhvilluan në një periudhë më të ngjeshur kohore. Ndërkohë, me zhvillimin e provimit të fundit pritet publikimi I rezultateve të nxënësve në katër lëndët.

Artikulli paraprakINTEGRIMI, EDI RAMA: GATI TË ULEM ME METËN NË CDO KOHË PËR CDO GJË
Artikulli tjetërIZMIRA ULQINAKU: EDI RAMA PO NEPERKEMB SHKODREN