Krahu i djathtë i trajnerit Armando Cungu, pikërisht ndihmësi i tij Aleksandar Maxhar, është i bindur se gjërat deri më tani kanë shkuar mirë me përgatitjet për sezonin e ri futbollistik.

Sipas tij, nëse do ishin edhe dy blerje, Vllaznia do të ishte për Kupat e Europës sivjet. “Mendoj se në skuadër kanë ardhur lojtarë të mirë dhe nëse do të kishim edhe dy alternativa më shumë, një për sulmin dhe një për qendrën e mbrojtjes, ju siguroj se do të luftonim për Kupat e Europës.

Përgatitjet në Berane na kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tashmë po bëhemi gati për ndeshjet e para të sezonit. Duhet ta nisim mbarë me fitore si në kampionat ashtu edhe në kupë dhe mundësitë për këtë i kemi”- është shprehur ai për mediat.

Artikulli paraprakVECAJ NËNSHKRUAN ME DINAMON E ZAGREBIT
Artikulli tjetërAKSIDENTI, AUTOBUSI PERPLASET ME FURGONIN