Mesfushori i talentuar shkodran Uendi Vecaj është zyrtarisht futbollist i Dinamos së Zagrebit.

Klubi Vllaznia dhe klubi kroat kanë rënë dakord pasditen e se enjtes për transferimin e këtij futbollisti. Nuk bëhen të ditura detajet e kontratës por më shumë sesa një shitje, duket se kemi me një bashkëpunim të lindur mes dy klubeve me idenë për të vazhduar edhe në të ardhmen me shkëmbimin e lojtarëve të tjerë.

20 vjeçari para disa ditësh kaloi një periudhë prove pranë Dinamos së Zagrebit dhe ndonëse në ato momente nuk u tha asgjë për një firmosje të mundshme të kontratës, gjithçka është zyrtarizuar ditën e enjte. Për rrjedhojë, Vecaj do të niset menjëherë drejt Kroacisë për t’iu bashkuar skuadrës së tij të re.

Artikulli paraprakSURPRIZON FSHF, SHTYN AFATIN E MERKATOS
Artikulli tjetërMAXHAR: ME DY BLERJE DO ISHIM PËR EUROPË