NË NJË STATUS NË RRJETET SOCIALE, ISH KRYEPARLAMENTARJA MBËSHTET BANORËT. 7 persona të cilët protestuan gjatë së shtunës në hyrje të qytetit te Shkodres, vazhdojnë të mbahen në burg, në dhomat e drejtorisë së policisë së Shkodres. Te pkaten nje fakt I tille pohohet nga ish kryetajra e kuvendit, deputetja e Shkodres Jozefina Topalli.

Ajo ne nje status ne facebook, shkruan “Shkoder, ti nuk e ke ulur kryet kurre! 7 qytetare mbahen te arrestuar ne Shkoder perj 3 ditesh per fajin se kane protestuar ! Qe nga dita e shtunde ne birucat e policise se Shkodres mbahen 7 qytetare te ndaluar se protestuan kundra Qeverise! Asnje komunikate nuk behet nga policia duke fshehur nje ngjarje te rende , te padegjuar qe ne kohen e diktatures! E drejta e protestes eshte nje e drejte e fituar qe kur shqiptaret rrezuan rregjimin me gjakatar te historise se tyre.  E drejta e protestes eshte e drejte e garantuar nga Konventat Nderkombetare, eshte e drejte E garantuar nga Kushtetuta dhe ligji! Shkelja e kesaj te drejte primare ne demokraci eshte nje tjeter alarm! Arrestimii i protestuesve dhe mbajtja e tyre ne birucat e policise eshte e paprecedent! Fshehja e saj eshte deshmi tjeter e shtetit policor! Paulin Macaj, Lulzim Mustafa ,David Lukaj,Nard Lukaj,Bert Paloka, Beadir Rexhepi, Lush Lushi qytetare te ndershem nga Dajci ,Berdica e Trushi i Shkodres jane te burgosur politik te Edi Rames dhe Ilir Metes ! Jetojme ne rregjimin ku krimenelet behen ” onorevoli” kurse qytetaret e varfer burgosen se protestojne per nje jete me te mire! Heshtja na ben bashkefajtor!” perfundon ne mesazhin e saj deputetja e shkodres Jozefina Topalli

Artikulli paraprakPREFEKTI: S’FIRMOSI LISTA POLITIKE PËR NDIHMËN EKONOMIKE
Artikulli tjetërINSTRUMENTI PEFA, BASHKIA SHKODËR MODEL I STUDIMIT FINANCIAR