Rreth 373 milionë shtetas të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që do të mund të votojnë sot në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Zgjedhjet do të zgjasin 4 ditë duke filluar nga dita e sotme dhe dita e fundit kur mund të votohet është data 9 qershor.

Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian.

Parlamenti, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian.

Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë dhe të komisionarëve.

Artikulli paraprakEMIN HAZIRI, KUZHINIERI MË I MIRË NËN MOSHËN 30 VJEÇ SIPAS FORBES! HISTORIA E SHQIPTARIT NGA KOSOVA
Artikulli tjetërSHKODËR, 2 TË PROCEDUAR, NJË I SHPALLUR NË KËRKIM