Një 40 vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se është autori i rrëmbimit të një 17 vjeçareje, ngjarje e ndodhur më 7 dhjetor të vitit të shkuar.

Në pranga përfundoi Shpëtim Muharremi, banues në fshatin Levan të Fierit.

“Ndalimi i tij u bë pasi , nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 07.12.2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të miturës si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, sqaron policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakÇIKLIZËM, KOLA: SYNOJMË FITOREN ME TË RINJTË
Artikulli tjetërUEFA MERR VENDIMIN HISTORIK, RISIA E BOTËRORIT DO PËRDORET DHE NË CHAMPIONS