Pas bllokimit 48 orësh, sot u hapën të gjitha pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Konkretisht bëhet fjalë për 4 pikat kufitare Kakavijë, Kapshticë, Tre Urat e Qafë-Botë.

Nga sot, mjetet e vogla, autobusët, taksitë apo kamionët e mallrave nuk do të përballen me asnjë pengesë në kufi dhe do të nisë qarkullimi normal i automjeteve. Nga kjo situatë u përjashtuan rastet emergjente dhe qytetarët të cilët kaluan në këmbë.

Në Kapshticë, nuk janë evidentuar problematika sipas burimeve të policisë kufitare. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se për datën 3, numri i shtetasve ka qenë 348 në hyrje dhe 248 në dalje.

Për shkak se grevës së doganierëve grekë, në 4 pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Greqinë u ‘paralizua’ qarkullimi i mjeteve. Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.

Artikulli paraprakDIELL DHE TEMPERATURA DERI NË 22 GRADË CELSIUS, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërPS E RITHEMELIMI PRITET TË VOTOJNË SOT AMNISTINË, BASHA: PAZAR, PËRFITOJNË TË KORRUPTUARIT E DËNUAR NGA GJKKO