Si çdo mbrëmje të këtyre javëve të fundit që ish-kryeministri Berisha është nën masën e arrestit të shtëpisë, simpatizantët e tij janë mbledhur poshtë banesës duke pritur që ai të mbajë fjalën e tij. E ndërsa presin daljen e Sali Berishës në dritare, një prej mbështetësve të tij, i ka thurur vargje për ish-kryeministrin, të cilat i lexoi para demonstruesve. Ai u drejta nga Berisha duke e cilësuar gjigant e legjendar e duke i kërkuar dalë nga shtëpia për të prirë demokratët. Gjithashtu e krahasoi me Gjergj Elez Alianë, ndërsa tha se vetëm ai mund ta mundë Bajlozin e Zi, duke iu referuar këtu kryeministrit Edi Rama.

Poezia e lexuar nga demokrati
O Sali, o legjendar
Dil njiher se dum me t’par
O Sali, gjigant sa mali
Dil njiher se na mori malli
O Sali i lideri jonë
Dil njiher shqiptar në thonë
Dil njiher, dil e na pri
Në betejë për demokraci
O Sali dil nga shpia, ashtu siç bëri Gjergj Elez Alia
O Sali dil e na pri, e ta mundim Bajlozin e Zi
Nuk ka shqiptar që nuk e di, atë Bajloz e mund veç ti

Artikulli paraprakHISTORIKE! TALAT XHAFERI KRYEMINISTRI I PARË SHQIPTAR NË MAQEDONINË E VERIUT!
Artikulli tjetërSHQIPËRIA PJESË E CENSUSIT NDËRKOMBËTAR TË SHPENDËVE UJOR DIMËRUES, JA REZULTATI