Mbeturinat në vende të ndryshme në qytetin e Shkodrës vazhdojnë të mbeten një problem ende i pazgjidhur.

Dita ditës qoftë brenda qytetit por edhe në njësitë administrative krijohen vendepozitime të reja mbetjesh që kthehen në një shqetësim për komunitetin. Prej kohësh një hapësirë përballë komunitetit egjiptian, në afërsi të urës së vjetër të Bunës është mbushur nga mbeturinat duke u bërë thuajse në landfill i vogël. Është një fushë e gjërë fare pranë bregut të lumit Buna ku persona të papërgjegjshëm hedhin mbeturinat të pashqetësuar nga askush. Një pjesë e madhe e këtyre mbetjeve urbane por jo vetëm përfundojnë në rrjedhën e lumit duke e ndotur atë. Kjo kryesisht në këto ditë kur në Shkodër kishte reshje të dendura të shiut dhe një erë relativisht të fortë. Për të mos mjaftuar, një pjesë e mbeturinave edhe kanë nisur që të groposen duke ndikuar në ndotjen e tokës por edhe ujrave nëntokësor. Për të mos mjaftuar persona të ndryshëm djegin qoftë mbeturinat aty por edhe metale të llojeve të ndryshme për të përfituar duke i shitur më pas për skrap. Shpesh herë kryesisht në orët e mëngjesit por edhe të darkës kur nuk ka lëvizje shumë një tymnajë e konsiderueshme ndikon edhe në ndotjen e ajrit duke shtuar kështu më shumë problematikën. Hedhja e mbeturinave dhe djegia apo groposja ndodh në një prej akseve më të rëndësishme Shkodër-Shirokë. Turistët por edhe vizitorët vendas çdo ditë përballen me këtë panoramë aspak të këndshme të krijuar kohët e fundit. Pavarësisht kësaj gjendje që vijon prej disa kohësh qoftë bashkia Shkodër por edhe institucione të tjera nuk kanë marrë asnjë masë edhe pse vijon hedhja pa kriter e mbeturinave, djegia, groposja dhe ndotja e lumit Buna, tokës, ujrave nëntokësore apo edhe cilësisë së ajrit.

Artikulli paraprakM.MADHE, POLICIA BASHKIAKE KONTROLLE TË RREPTA
Artikulli tjetërKUVENDI MBAN NJË MINUTË HESHTJE PËR ISH-DEPUTETIN GILMAN BAKALLI