Zbardhet dëshmia e të arrestuarve në lidhje me sekuestrimin e mbetjeve të rrezikshme kancerogjene në portin e Vlorës.

Të arrestuarit: Nuk është e vërtetë që ka fuçi me amiant. Në to ka vaj motori që përdoret gjatë udhëtimit në traget.

Ndërkohë disa prej të arrestuarve janë shprehur se nuk kishin lidhje me ngjarjen, pasi nuk e dinin se çfarë kishte brenda në fuçi.

Ngarkesa me mbetje të rrezikshme kancerogjene u kap në portin e Vlorës ditën e djeshme, ditën e sotme po kryhet një inspektim në këtë port.

Inspektimi është duke u kryer nga drejtori i portit i policisë dhe prefekti i qarkut Vlorë, bën me dije gazetari i Ora News në Vlorë, Edi Ruçi.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë.

Në pranga kanë përfunduar 6 persona përgjegjës, ndërsa është sekuestruar në në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Të arrestuarit janë:
Kujtim Xhaferllari., 65 vjeç, zv. Kapiten i tragetit, banues në Vlorë
Arbër Çuni, 28 vjeç, shofer i furgonit, banues në Vlorë
Agron Grata 48 vjeç, drejtor operativ i agjencisë EuroFerra, banues në Vlorë
Festim Tafa., 71 vjeç, kapiten i tragetit, banues në Vlorë
Elisabeta Cuna., 55 vjeçe, administratore e kompanisë së pastrimit Delfin 1, banuese në Vlorë
Zamir Kornuzi., 45 vjeç, pronar i kompanisë së grumbullimit “Kornuzi”, banues në Vlorë
Çfare eshte amianti?

Amianti është një fibër që përdoret për ndërtim, por paraqet rrezik për shëndetin, pasi shkakton sëmundje kancerogjene, si dhe shkakton ndotje në ambient.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të rrezikshme amianti, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Artikulli paraprakRAPORTUESJA E PE: PËRFUNDONI REFORMËN ZGJEDHORE, JU VENDOSNI PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME
Artikulli tjetërKQZ ASGJËSON FLETËT E VOTIMIT TË ZGJEDHJEVE LOKALE TË 30 QERSHORIT