PRANË VARREZAVE RR’MAJ E nisim vezhgimin tonë nga zona lindore e qytetit te Shkodres, dhe ndalesa e pare, eshte pikerisht prane varrezave te Rrmajit ne Shkoder. Grumbujt te mbetjeve urbane qendrojne pikerisht aty prane kazaneve te mbeturinave te cilat, jane kthyer ne peridtshmerine e cdo kalimtari cdo dite. Pranë Urgjencës Shkodër E njejta situate paraqitet, edhe prane urgjences se spitalit Rajonal te Shkodres, ku pikerisht perballe saj edhe pse ne nje institucion spitalor, pamja nuk eshte aspak normale.

KRYQËZIMI DROBRAÇ
Ecim me tej prane kryqezimit te Dobracit, ne dalje te qytetit te Shkodres. Ne disa segmente te rruges se unazes lindore, pamja eshte e njejten ne kete te diele, ne kete vape perveluese duke u kthyer ne nje rrezik epidemie per banoret e ketyre zonave.
UNAZA PËRËNDIMORE, PRANË KOLEGJIT TURK
Edhe pjesa perendimore e qytetit te Shkodres eshte e njejte, mbetje pa fund edhe prane shkollave, publike apo jo publike, por prane komuniteteve te medha te cilat nuk ngjasojne si te tilla.
RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”
Dhe si per ta permbyllur, unaza e qytetit, prane Rruges Ibrahim Rugova tregon qarte, qe pastrimi ne Shkoder, nuk eshte ne ditet e tij me te mira, pasi te gjithe mjaftohen duke pastruar qendren e qytetit, dhe duke harruar zonat e tjera te qytetit te cilat nuk kane nje numer te vogel te popullsise

Artikulli paraprakZGJEDHJET NË GREQI, TSIPRAS NIS FUSHATËN ELEKTORALE
Artikulli tjetërBANORËT E HOTIT, FESTOJNË SHËN GJONIN