Ky grumbull mbeturinash ndodhet në lagjen “Pigza” në qytetin e Koplikut të Malësisë së Madhe. Mbetjet të cilat sipas një banoreje atje nuk janë pastruar prej shumë kohësh vijnë nga i gjithë qyteti i Koplikut duke i hedhur aty. Banorja thotë se është e pamundur të hapin dritaret e shtëpive që janë afër pasi mbeturinat ndodhen në rrugën kryesore të lagjes “Pigza” në Koplik.

Banorja i bën apel bashkisë Koplik që të ndërhyjë për pastrimin e mbeturinave sepse situata në lagjen “Pigza” sipas saj është rënduar tepër duke rrezikuar edhe përhapjen e infeksioneve.

Përveç dëmeve shëndetësore, prania e këtij grumbulli mbeturinash ndot edhe mjedisin e lagjes “Pigza” të Koplikut në Malësinë e Madhe. Disa herë banorët kanë kërkuar pastrimin e asaj zone por deri më tani bashkia e Malësisë së Madhe nuk ka marrë masat e duhura.

 

Artikulli paraprakMBINGARKESË PACIENTËSH NË URGJENCË, 150 RASTE NË DITË
Artikulli tjetërNIS RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS “AZEM HAJDARI”