Në këtë fillim viti ka pasur një mbingarkesë të shtuar të rasteve që paraqiten në repartin e urgjencës të spitalit Rajonal të Shkodrës. Astrit Lahi mjek në këtë repart thekson se që prej fillimit të muajit janar numri i vizitave ka qënë i lartë. Jane 150 pacientw nw ditw qw paraqiten për të kërkuar shërbim mjekësor.

Numri i të prekurve nga gripi është rritur ndjeshëm tregon mjeku Lahi. Shqetësues është fakti se tek shumë persona gjendja shëndetësore përkeqësohet shpejt nëse nuk merret shërbimi i duhur.

Mjekët këshillojnë që për çdo shqetësim të kontaktohet fillimisht mjeku i familjes i cili më pas vlerëson gjendjen shëndetësore dhe informon nëse është e nevojshme paraqitja në spital apo jo. Një gjë e tillë shmang fluksin e lartë të pacientëve që krijohen pranë urgjencës së spitalit Rajonal të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, ARRESTOHET 32-VJEÇARI, IU GJETEN DISA DOZA KANABIS
Artikulli tjetërMBETURINAT MBUSHIN LAGJEN “PIGZA” NË KOPLIK