Fenomeni që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh është mungesa e një parkingu për autobusët në Kalanë Rozafa në qytetin e Shkodrës. Një situatë e tillë është mjaft e vështirë kryesisht për këmbësorët të cilët thonë se krijimi I një hapësire për parkingun është I domosdoshëm.

Pavarësisht se mungesa e parkingut është një problem që shqetëson prej kohësh turistët, deri më tani institucionet përgjegjëse nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje. Ndoshta kjo periudhë e vitit ku nuk ka një fluks të shtuar të turistëve do të ishte më e mira për të ndërhyrë.

Ndërkohë që shifrat e mbi 100 mijë vizitorëve në këtë kala duhet të mjaftonin që institucionet të krijojnë një zgjidhje për këtë problem, duke qenë se kalaja “Rozafa” mbetet ndër monumentet e trashëgimisë kulturore më të vizituara në vend.

Artikulli paraprakKISHA: TË DËNOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT
Artikulli tjetërSTAR TREND – ARSID TUPAN SHOW