Kalaja e Rozafës mbetet një nga monumentet kulturore më të vizituara në qytetin e Shkodrës. Ndërthurja e historisë, arkitekturës dhe peisazhit fantastik po mahnitë gjithnjë e më shumë turistët. Të shumtë ishin turistët nga vende të ndryshme të botës që vizituan këtë të martë kalan e Rozfës. Ata shprehen të magjepsur nga bukuria por dhe historia që mbart.

16,156 turistë kanë vizituar kalanë e Shkodrës gjatë muajit maj një numër ky trefish më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë që ishte 4576 vizitorë.

 

Artikulli paraprakTAKIM I HAPUR NË DITËN BOTËRORE TË MUZIKËS
Artikulli tjetërRAKETAT RUSE SULMOJNË AEROPORTIN UKRAINAS PRANË ODESËS