Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri me dije nëpërmjet një postimi në Facebook numrin e të vaksinuarve për ditën e sotme dhe numrin total të të vaksinuarve që prej fillimit të pandemisë.

Ditën e sotme ka patur 7,399 vaksinime, ndërsa sa i përket situatës në 24 orët e fundit 168 janë të infektuar, 7 humbje jete dhe 131 të shëruar. Numri i të vaksinuarve që prej fillimit të pandemisë ka arritur në 2 307 227 qytetarë.

“7 399 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës Shqipëria Buzëqesh janë kryer 2 307 227 vaksinime”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

Artikulli paraprak38% E TË PUNËSUARVE NË VEND PAGUHEN ME PAGË MINIMALE OSE MË PAK, “TË PASURIT” VETËM 0.14%
Artikulli tjetërSTUDIMI: NUK JEMI GATI PËR T’U PËRBALLUR ME PANDEMINË E ARDHSHME