Rënia e ndjeshme e temperaturave ditët e fundit ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të fluksit të vizitave nga pacientët të cilët vuajnë nga problemet e zemrës. Edi Smajli, kardioolog në spitalin rajonal të Shkodrës bën të ditur se çdo ditë realizohen mbi 60 vizita në ditë.

Kardiologu apelon kryesisht të sëmurët me probleme kardiake si dhe të moshuarit të shmangin daljet në temperatura të ulta.

Shmangia e konsumimt të alkolit është një ndër këshillat kryesore që duhet ndjekur nga pacientët pasi në të kundërt mund të ketë pasoja që nga ataket dhe deri tek fatalitetet.

Artikulli paraprakZYRTARIZOHET MIQËSORJA E PARË, KOMBËTARJA SHQIPTARE SFIDON EKIPIN NORDIK MË 25 MARS
Artikulli tjetërNISMA “SHQIPËRIA KUNDËR SHPOPULLIMIT” NË VAU DEJËS