Në segmentin rrugor nacional që lidh Shkodrën me Lezhën, mbikalimet dhe nënkalimet në rrugë janë të pakta. Por edhe aty ku këto hapësira për të ndërprerë rrugën janë të pranishme nuk përdoren nga qytetarët, të cilët zgjedhin të rrezikojnë çdo ditë.

I tillë është edhe rasti i mbikalimit të ndërtuar para 13 vitesh në hyrje të qytetit të Shkodrës, fare pranë urës së Bahçallëkut. Qindra qytetarë të moshave të ndryshme ndërpresin rrugën duke sfiduar fluksin e lartë të automjeteve, ndërsa rrezikojnë në çdo kohë jetën e tyre.

Sipas banorëve, nevojitet vendosja e një patrulle policie në këtë zonë, jo vetëm në fillim hyrjen kryesore të qytetit.

Përderisa, mungesa e lëvizjeve dhe sidomos gjendja atmosferike ka ndikuar edhe në amortizimin e tij. Ndryshku e ka mbuluar tej për tej këtë investim në tërë gjatësinë e tij, i cili fillimisht u mendua se do t’u shërbej shumë mirë banorëve, por siç duket qytetarët nuk preferojnë ta përdorin.

Cdo ditë në këtë rrugë kalojnë me qindra automjete, të cilat rrezikojnë qytetarët, ku këta të fundit edhe pse e kanë mbikalimin për të mos rrezikuar, preferojnë t’i bien më shkurt, të kalojnë direkt në rrugë.

Artikulli paraprakSHKODËR, PARAPLEGJIKËT PAISEN ME KARTË INVALIDITETI
Artikulli tjetërSHKODËR, RRUGËT E NGUSHTA PROBLEM PËR ZJARRËFIKËSEN