Në jo pak raste rrugët e ngushta si pasojë e shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta në Shkodër kanë sjellë vështirësi për lëvizjen e automjeteve zjarrëfikëse në raste zjarri. Ridvan Bushati, përgjegjës në ndërhyrjen e shpejtë në repartin zjarrëfikës thotë se ky fenomen prezent prej vitesh ndërlikon ndjeshëm punën e tyre e aq më tepër rrezikon edhe jetën e njerëzve të cilët po përballen me zjarrin pasi vonon ndërhyrjen e efektivëve.

Gjithashtu, Bushati shton se një problem tjetër është edhe mungesa e kulturës tek drejtuesit e mjeteve në rrugët e qytetit për të hapur korsinë për zjarrëfiksen.

10 ditë më parë, dy të moshuar rrezikuan jetën pas shpërthimit të bombulës së gazit pasi efektivët e zjarrëfikëses e patën të vështirë të ndërhynin në kohë për shuarjen të flakëve si shkak I rrugës së ngushtë në zonën e njohur si “Ura Dervishbeg”.

Artikulli paraprakMBIKALIMI I BAHÇALLEKUT, “TË ZHVENDOSET, NUK PËRDORET”
Artikulli tjetërSHKODËR, NË MUZEUN “MARUBI” EKSPOZITA “DEDË JAKOVA”