Në segmentin rrugor nacional që lidh Shkodrën me Lezhën, mbikalimet dhe nënkalimet në rrugë janë të pakta. Por edhe aty ku këto hapësira për të ndërprerë rrugën janë të pranishme nuk përdoren nga qytetarët, të cilët zgjedhin të rrezikojnë çdo ditë

I tillë është edhe rasti i mbikalimit të ndërtuar para 11 vitesh në hyrje të qytetit të Shkodrës, fare pranë urës së Bahçallëkut. Qindra qytetarë të moshave të ndryshme ndërpresin rrugën duke sfiduar fluksin e lartë të automjeteve

Duke qenë se pranë këtij mbikalimi është pozicionuar edhe njëri prej stacioneve urban, lëvizjet e qytetarëve janë të shumta, por asnjë nuk e përdor këtë mbikalim.Nxënësit e shkollës janë të rrezikuar cdo ditë kur presin rrugën

Përderisa, mungesa e lëvizjeve dhe sidomos gjendja atmosferike ka ndikuar edhe në amortizimin e tij. Ndryshku e ka mbuluar tej për tej këtë investim në tërë gjatësinë e tij, i cili fillimisht u mendua se do t’u shërbej shumë mirë banorëve, por siç duket qytetarët nuk preferojnë ta përdorin.

Cdo ditë në këtë rrugë kalojnë me qindra automjete, të cilat rrezikojnë qytetarët, ku këta të fundit edhe pse e kanë mbikalimin për të mos rrezikuar, preferojnë t’i bien më shkurt, të kalojnë direkt në rrugë.

Gjatë 4 viteve të fundit kanë ndodhur të paktën 10 aksidente me dëmtime të lehta në atë zonë. Mospërdorimi i këtij mbikalimi ka ndikuar gjithashtu që e gjithë zona përreth të mbulohet nga shkurret

 

Artikulli paraprakNOKA: EDI RAMA BOSHATISI QËLLIMISHT VERIUN
Artikulli tjetërU17, BESA MUND VLLAZNINË NË FINALE