Nëse ekipet e para të Besës dhe Vllaznisë mund të kryqëzojnë rrugët në sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ata duhet të marrin shembull nga akademitë e tyre, të cilat u ndeshën për finalen e kampionatit kombëtar U17.

Të dy skuadra kishin fituar grupet përkatëse në Veri dhe në Jug, duke siguruar trofetë rajonalë, por në finalen e sotme, të luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ka qenë ekipi kavajas që ka dalë triumfues nga fusha e lojës.

Meçja kaloi kavajasit në avantazh në minutën e 14 dhe në të 63-tën dyfishoi shifrat për ekipin e tij. Ndërsa Vllaznia shpërdoroi disa mundësi para portës kundërshtare, kavajasit gjetën edhe golin e tretë, të realizuar nga Krasniqi në minutën e 70 duke bërë thuajse formalitet minutat në vazhdim të ndeshjes.

Në fund, goli i Malit me penallti shërbeu veç për statistikë për shkodranët, pasi Besa bëri të sajin trofeun falë fitores 3-1 duke u shpallur kampione kombëtare për këtë edicion.

 

Artikulli paraprakMBIKALIMI NË “BAHÇALLEK” E HUMB FUNKSIONIN
Artikulli tjetërKOMBËTARJA HUMBET 3-0 MIQËSOREN ME KOSOVËN