Zbardhen të tjera detaje, sa i takon hetimeve të prokurorisë së rrethit Gjyqësorë të Shkodrës në lidhje me kerkesen e kesaj të fundit për nisjen e procedimit penal dhe vendosjen e sekuestros preventive për 25000 m2 tokë pyll në Razëm.

Sipas burimeve pranë prokurorisë së Shkodrës, përfitues i sipërfaqes prej 53902 m2 është një përson i vetëm i cili do të shiste më pas tokën ndaj personave të tjerë.

Ndërkohe që priten, urdhër ndalimet për 14 zyrtarë dhe ish zyrtarë të njësive vendore, Zyres së Regjistrimit të pasurive të paluajtëshme dhe Agjensisë së Kthimit dhe

kompensimit të pronave të cilët do të jenë pjesë e deshmitarëve por edhe personave të cilët dyshohet se kane kryer falsifikimin e dokumentave duke i dhene pa të drejtë këtë siperfaqe toke personave të tjerë.

Ndërkohe në lidhje me këtë ceshtje, i kontaktuar me telefon, Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe,

Tonin Marinaj ka deklaruar se hetimi nuk ka lidhje me asnjë prej zyrtarëve që aktualisht janë pjesë e administratës së Bashkisë Malësi e Madhe dhe se hetimi nuk i takon vendimeve që mund të jenë marrë pas vitit 2015-te.

Ceshtja e pronave në Malësinë e Madhe është një gangrenë që e shoqeron prej vitesh këtë zonë. Edhe në vitin 2001-2002 Prokuroria nisi nje hetim për abuzime të pronave por kjo ceshtje u mbyll dy vite me vonë për mungesë faktesh dhe provash.

Ngelet për tu parë se deri ku do të shkojë kësaj radhe kjo ceshtje, e cila nxjerr në pah një megaskandal të abuzimi të ish zyrtarëve me pronat e banorëve të Razmës.

 

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKËT SOCIALISTË NË “SHENJESTËR”
Artikulli tjetërLETËRSIA E AUTORËVE SHKODRANË