Kryebashkiakët socialistë në të gjithë vendin do të jenë në shënjestër të Partisë Socialiste, sa i takon performancës së tyre, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e vitit 2019.

PS ka vendosur të ngrejë një grup pune për vlerësimin e performancës së kryetarëve të saj në bashki.

Grupi drejtohet nga Ilir Beqaj, me anëtarë Englantina Gjermeni, Arben Ahmetaj dhe Evis Kushi.

Në nisje të Asamblesë së PS, u bë e ditur se pyetësorëve ju janë përgjigjur vetëm 26 kryetarë, ndërsa kanë refuzuar 7 të tjerë.

Ky grup do të vijojë punën deri më 30 qershor, kur do të bëhet analiza finale dhe do të vendoset nëse do të rikandidohen apo jo kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e vitit 2019.

Artikulli paraprakVLLAZNIA NË BASKETBOLL PËR TË REJA SHPALLET KAMPIONE
Artikulli tjetërMBIVENDOSJA E PRONAVE, KU ËSHTË PËRQËNDRUAR PROKURORIA