Ashtu siç ishte parashikuar që dje, këtë pasdite u mblidh sërish Këshilli i Mandateve, ku po diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt.Mësohet se kreu i SPAK, Altin Dumani, bashkë me prokuroren Enkeleda Millonai mbërritën në Kryesinë e Kuvendit, për të paraqitur para anëtarëve të Këshillit të Mandateve kërkesën e tyre për arrestimin e deputetit socialist, bashkë me ato që cilësohen si prova nga Prokuroria e Posaçme. Sakaq mbledhja nisi me debate, pasi kryetarja e Kuvendit njoftoi që çështja do shqyrtohet në seancë javën e ardhshme. Deputeti ti PD, Gazment Bardhi ka debatuar me Lindita Nikollën duke i thënë që të mos i japin më kohë Ahmetajt që të fshihet.

“Po bashkëpunoni në krim, mos i jeni me shume kohe Arben Ahmetajt që të fshihet. Boll e zvarritët çështjen. Të përfshihet në Rend Dite të seancës plenare të ditës së nesërme dhe të japim autorizimin prokurorisë që të veprojë. Mos pengoni drejtësinë. Opozita e ka gati raportin; të veprojmë pa asnjë vonesë, të shqyrtojmë e miratojmë nesër”, është shprehur ai.

Sipas informacioneve të fundit mund të ketë një seancë plenare të posaçme të hënën, por pritet për t’u parë nëse do të ketë dy raporte për këtë çështje nga palët.

Artikulli paraprakPOLICIA AKSION NË LIQENIN E KOMANIT DHE NË LUMIN E SHALËS
Artikulli tjetërÇËSHTJA “AHMETAJ”, MAZHORANCA KËRKON SHTYRJEN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË MANDATEVE, PËRPLASET ME OPOZITËN