Matura e vitit 1978 në shkollën e ndërtimit “Kolë Idromeno” është ritakuar pas 45 vitesh. Ish- nxënësit, tashmë profesionistë në fusha të ndryshme, disa prej tyre edhe gjyshër janë ulur edhe një herë në bankat e shkollës ku mësuan për 4 vite. Mes tyre, prezente edhe Akile Shoshi, një nga mësueset më të dashura për to gjatë viteve të gjimnazit.

Ndërkohë, ish- maturantët kujtojnë me nostalgji ditët e gjimnazit ndërsa tregojnë se tashmë janë të realizuar në jetë.

Ky takim pas 45- vitesh mblodhi bashkë ish- maturantët jo vetëm nga qyteti I Shkodrës por edhe nga Italia dhe më gjerë.

Artikulli paraprakKUSH JEMI? PYETJA E LIBRIT “KONAK”
Artikulli tjetërHUMBJA NË LAÇ, VLLAZNIA HESHTJE SHTYPI!