
Mergim Vojvoda te Milani. Duket si një ëndërr e djaloshit kosovar, por merkato e verës mund të na sjellë një transferim të tillë.
Sipas Calciomercato, kuqezinjtë kërkojnë shërbimet e mbrojtësit dardan të Torinos. “Djalli” beson se Vojvoda është zëvëndësuesi ideal i Theo Hernandezit, sakaq ajo që shtyn më shumë për kryerjen e këtij operacioni është fakti se kartoni i 27 vjeçarit nuk kushton shumë.
Kryesuesit e Serie A duhet të derdhin në arkat e klubit Granata vetëm 10 milionë euro. Vojvoda prej dy vitesh luan me Torinon dhe më parë ka qenë pjesë e 2 ekipeve belge si Liege dhe Mouscron.