Burime nga Prokuroria për Krime të Rënda bëjnë me dije se janë mbyllur hetimet për dosjen 339 dhe pritet që ditët në vijim të dërgohen në gjykatë konkluzionet përfundimtare.

Burimet bëjnë të ditur se në dosjen e prokurorisë janë marrë 10-12 persona të pandehur.

Ndërkohë vijojnë hetimet për 339/1 ku hetohet shitblerja e votave.
Për këtë dosje pak ditë më parë u mor në pyetje, kryebashkiaku i Durrësi, Vangjush Dako, në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen dhe jo si person nën hetim.

Mësohet se ai ka treguar rrethanat e njohjes me Avdylajt dhe persona të tjerë që janë përgjuar nga Prokuroria.

Vangjush Dako, i cili ka dalë në përgjime teksa flet me Altin Avdylaj, përmendet nga persona të tjerë për blerje votash.

Nisur nga këto përgjime por edhe të dhëna të tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda që prej fundit të muajit maj 2017 ka nisur një hetim për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”,

ndërkohë që mësohet se Dako po verifikohet edhe për punësime të paligjshme në njësitë administrative që drejton, pasi nga përgjimet janë konstatuar ndërhyrje dhe emërime jashtë kritereve që parashikon ligji.

Artikulli paraprakFRONTEX KAP 23 KLANDESTINËT E PARË NË KAPSHTICË
Artikulli tjetërTHAÇI I PËRGJIGJET BERISHËS: FOSIL POLITIK