Mbyllen sot regjistrimet për garën në PD, Basha dorëzon kërkesën

 

Partia Demokratike mbyll sot regjistrimet e kandidatëve për garën për kryetarin. Deri tani zyrtarisht kërkesën e ka dorëzuar Lulzim Basha, Eduard Selami dhe dy kandidatë të tjerë, një anëtar i PD në Fier dhe një kandidat për deputet në listat e Tiranës. Astrit Patozi deklaroi dje se ishte i gatshëm për të dalë përballë Bashës, por me kushtin që të garantohet një garë e ndershme, që Lulzim Basha të dorëhiqet dhe të lërë zyrën dhe privilegjet e tjera që gëzon nga të mbajturit e postit të kryetarit. Nga Basha nuk ka pasur asnjë reagim ndaj kësaj kërkese apo lëvizjes që kërkon dorëheqjen e tij.

Artikulli paraprakSHPËRTHIM EKSPLOZIVI PRANË BANESËS SË 57-VJEÇARIT
Artikulli tjetërGJYQTARËT SHKELIN KUSHTETUTËN VENDIMET PA PUBLIK DHE KAMERA