Shpërthim eksplozivi pranë banesës së 57-vjeçarit

 

Një sasi eklsplozivi ka shpërthyer mëngjesin e së dielës rreth orës 03:00 në banesën e shtetasit Robert Mehmeti, në qytetin e Vlorës. Fatmirësisht, nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale në derën e jashtme të banesës që ndodhet në katin e dytë të një pallati. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se në momentin e shpërthimit, në banesë nuk ka patur njeri. Kjo është hera e dytë brenda disa ditëve që vendoset lëndë shpërthyese në banesën e 57-vjeçarit Robert Mehmeti. Policia ka sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë, ku dallohet një person me kapele që ka vendosur lëndën plasëse, por deri më tani i paidentifikuar. Ende nuk ka një pistë zyrtare mbi motivet e kësaj ngjarjeje, ndërsa një vit më parë dyshohet se është zhdukur vëllai i 57-vjeçarit, për të cilin deri më tani nuk asnjë version zyrtar.

Artikulli paraprakAUTOBUSI PËRPLASET ME KAMIONIN, TË PAKTËN 13 TË VDEKUR
Artikulli tjetërMBYLLEN SOT REGJISTRIMET PËR GARËN NË PD, BASHA DORËZON KËRKESËN