Është mbyllur me rezultatin 0-1 ndeshja Vllaznia-Tirana e cila u  zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e futbollit.

Në minutat shtesë të pjesës së pare të takimit janë bardheblutë ata që shënojnë golin e avantazhit duke ndërshkuar kështu skuadrën shkodrane . Aksion i shpejtë i bardhebluve me Abazajn i cili gjen të pavendosur mbrojtjen duke shënuar golin e avantazhit falë edhe një devijimi. Pjesa e dytë nisi me aksione nga të dy skuadrat por pa ndryshim në rezultatin e lojës

Tirana ndodhet kështu në vendin e pare me 56 pikë ndërsa Vllaznia në të katërtim me 42 pikë të grumbulluara.

Artikulli paraprakBARDH SPAHIA: TURIZMI DO TË JETË MOTORI KRYESOR I EKONOMISË SË BASHKISË SHKODËR
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E TOKËS, KRIFCA: QENDRAT E TRANSFERIMIT TË TEKNOLOGJIVE BUJQËSORE, ROL KRYESOR PËR ORIENTIMIN E FERMERËVE