Në Qarkun e Shkodrës vijon numërimi i votimit në bashkinë shumë të pritur të Shkodrës. Nga numërimi i 88 kutive të para nga 247 kuti në total, sipas rezultateve paraprake, kandidati i PS Benet Beci udhëheq me 60.47% të votave, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia renditet i dyti me 39.53%. Beci është 4 mijë vota para rivalit të tij.

Në Bashkinë e Pukës është mbyllur procesi i numërimit. Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’ Rrok Dodaj është shpallur fitues me 58.13% dhe kandidati socialist Gjon Gjonaj ka marrë 41.87%.

Në Fushë Arrëzit janë numëruar deri më tani 13 nga 16 kuti dhe është drejt fitores kandidati i ‘Bashkë fitojmë’ Hilë Curri me 60.37%, i cili ndiqet nga rivali i tij i PS Fran Tuçi me 39.63%.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe numërimi është më mbrapa pasi vetëm 4 kuti kanë tashmë rezultat nga 72 gjithsej. Këtu kryeson kandidati i PS Tonin Marinaj me 63% të votave përkundrejt 37% të Usa Ramajt të ‘Bashkë Fitojmë’

Artikulli paraprakKQZ URDHËR TË PRERË KZAZ-VE: ASKUSH TË MOS NDALOJË NUMËRIMIN E VOTAVE
Artikulli tjetërPJESËMARRJA E ULËT NË ZGJEDHJE ZBULON PËRMASAT REALE TË EMIGRACIONIT, SI KA NDRYSHUAR NUMRI I VOTUESVE NGA 1992-SHI