Një grabitje ka ndodhur gjatë natës në Ksamil. Persona të paidentifikuar, me maska në kokë dhe armë në dorë kanë dhunuar pronarin e banesës dhe kanë grabitur edhe vilën 3-katëshe në Ksamil. Të maskuarit kanë hyrë në banesë, kanë lidhur personin me inicialet P. L., dhe më pas e kanë dhunuar.

Njoftimi paraprak i policisë: Më datë 12.01.2018, Salla Operative Sarandë është njoftuar prej shtetasit P.L., se në banesën e tij i kanë shkuar tre shtetas të maskuar dhe te pajisur me armë zjarri, ku e kanë rrahur e lidhur. Shërbimet Policore kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: Në Ksamil, rreth orës 07:30, në banesën e shtetasit P.L., (ndërtesë tre katëshe, e cila përdoret si shtëpi pushimi gjatë sezonit veror), kanë shkuar tre shtetas të maskuar e të armatosur me armë zjarri, të cilin e kanë rrahur e goditur me qytën e armës dhe e kanë lidhur. Autorët e maskuar i kanë marrë çelsat e banesës dhe kanë hyrë për të vjedhur. Më pas i kanë marrë dhe mjetin tip “Benz”, me targa AA 322 DP, dhe janë larguar.

Policia ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakKAPEN 500 KG DROGË, DY SHQIPTARË NË PRANGA
Artikulli tjetërLEVË NE KOKË 63-VJEÇARIT, ARRESTOHET 37 VJEÇARI