Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.

Pasi u lexua formula e betimit dhe dekretet përkatëse të emërimeve, anëtarët e Këshillit të Ministrave: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, zonja Belinda Balluku si dhe Ministër Shteti dhe Kryenegociator, zonja Majlinda Dhuka, u betuan para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj dhe firmosën dokumentin e betimit.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, anëtarët e Këshillit të Ministrave u zotuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”!

Presidenti Begaj, pasi u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë dhe me përgjegjësi.

Artikulli paraprakCOVID-19/ 1228 QYTETARË TË INFEKTUAR DHE TRE HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërMETA THIRRJE TË RINJVE: KOHA QË TË MERRNI NË DORË FATIN TUAJ, TË BËHEMI BASHKË NË NJË ALEANCË MBARËKOMBËTARE